“Gjithë së bashku do ja dalim, sa shumë sfida ke kalu ti”/ Rama publikon pamje nga mbledhja e Grupit të PS me këngën e Noizy-t në sfond

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste mblodhi këtë të martë, grupin parlamentar.
Mbledhja nisi prej orës 9:30, e drejtuar nga kryeministri dhe kryetari i kësaj force politike Edi Rama, dhe zgjati për afro 1 orë e 30 minuta.
Në këtë mbledhje dy ishin porositë kryesore të kryeministrit Rama, që vijnë në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”: Komunikimi me bazën dhe ai publik!
Por ajo që ka tërhequr më shumë ka qenë postimi më i fundit i Ramës në rrjetet sociale.
Teksa publikon pamje nga mbledhja e Grupit, Rama ka vendosur në sfond kënga e reperit të njohur Noizy, “Tungjatjeta”.
Cili është qëllimi? A do të jetë kjo kënga e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2027? Të presim e të shohim!