E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjobiten dy drejtues mjetesh për parakalime të rrezikshme në Dibër

Policia Rrugore e Dibrës ka ndëshkuar dy drejtues mjetesh për parakalime të rrezikshme të kryera në Urën e Vashës dhe brenda tunelit të Murrizit. Identifikimi i tyre u bë i mundur falë pamjeve filmike të dërguara nga qytetarët dhe të publikuara në rrjetet sociale.

Pas verifikimit të materialeve filmike, u identifikuan dy drejtuesit, shtetasi R.S. nga Klos dhe shtetasja V.M. nga Tirana.

Shtetasi R.S. u ndëshkua me një masë administrative prej 10,000 lekë në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor për parakalimin e rrezikshëm tek Ura e Vashës.

Shtetasja V.M., për shkeljen e kryer brenda tunelit të Murrizit, u ndëshkua me një masë administrative prej 20,000 lekë dhe iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit, bazuar në nenin 174 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore falënderon qytetarët dhe median për bashkëpunimin në denoncimin e shkeljeve dhe i siguron se do të vazhdojë të reagojë në mënyrë të menjëhershme dhe të paanshme ndaj çdo rasti të tillë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›