E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjokutaj: Duhet një model i ri për të nxitur eksportet

Shifra e Institutit të Statistikave për rënie të mëtejshme të eksporteve shqiptare, eksperti Eduard Gkjokutaj nuk e sheh si një krizë ekonomike, por si një sinjal që duhet riparë modeli për nxitjen e prodhimit vendas.

“Ka mbaruar koha kur eksportet shqiptare kishin një avantazh, që ishte krahu i lirë i punës. Tashmë kostot janë rritur dhe ky nuk mund të jetë më avantazhi ekonomisë shqiptare. Mbi të gjitha ky lloj eksporti e ka mbaruar ciklin e tij“, -tha Gjokutaj.

Aktualisht eksportet bazohen në sektorin e manifakturës, energjisë elektrike, metaleve. Por këta sektorë janë të paqëndrueshëm.

“Turizmi dhe remitancat kanë luajtur rol pozitiv dhe stabilizues. Por ato nuk mund të jenë një bazë mbrojtje për deficitin tregtar, ndaj duhet një diversifikim i burimeve të eksporteve, një orientim i investimeve në sektorë më konkurrues“, – tha Gjokutaj në Vizion Plus.

vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›