E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjueti e paligjshme në Nartë, persona të panjohur kanë qëlluar me çifte dhe kanë vendosur kurthe për shpendët

Një rast i rëndë është konstatuar nga banorë të Nartës, ku persona të paidentifikuar ende, kanë ushtruar aktivitetin e paligjshëm të gjuetisë së shpendëve në lagunë. Ajo është një zonë e mbrojtur sa i takon gjallesave e shpendëve të rrallë që ka.

Aty janë gjetur gjurmë të freskëta të gjuetisë,  si  fishekët e armës, saçmat, e kurthet që gjuetarët ngrenë për kapjen e zogjve.

Për rastin menjëherë janë lajmëruar autoritetet,  të cilat kanë kontrolluar terrenin, duke larguar kurthet e ngritura e duke njoftuar edhe policinë.

Gjuetia në këtë territor është kategorikisht e ndaluar, dhe dëmi që shkakton në jetën e gjallë të zonës është i madh.

Laguna e Nartës, pikërisht për jetën e gjësë së gjallë, dhe pasurinë e shpendëve, mbetet një prej destinacioneve më të preferuara të qarkut Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›