E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione SHBA-Venezuelë në OKB, përplasje diplomatike në Këshillin e Sigurimit, Rusia e Kina pro Maduros

“Qeveria amerikane, e cila ka vendosur një forcë të madhe dhe ka njoftuar një bllokadë detare të Venezuelës, duke akuzuar qeverinë e saj për financimin e “narkoterrorizmit”, po ushtron “shantazhin më të madh në historinë tonë”.

Kështu është shprehur ambasadori i vendit latino-amerikan Samuel Moncada në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB.

Por pretendimet janë hedhur poshtë nga ambasadori i SHBA-ve  Mike Ualtz.

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të mbrojtur hemisferën tonë, kufijtë tanë dhe popullin amerikan”, tha Waltz.

Në këtë seancë Venezuela mori mbështetjen edhe të Rusisë e Kinës.

“Veprimet e SHBA-së bien ndesh me të gjitha normat themelore të së drejtës ndërkombëtare. Përgjegjësia e Uashingtonit është gjithashtu e dukshme në pasojat katastrofike të kësaj sjelljeje kauboj”, tha ambasadori rus në KS, Vassily Nebenzia.

“Kina kundërshton të gjitha veprimet e njëanshme dhe ngacmimet dhe mbështet të gjitha vendet në mbrojtjen e sovranitetit dhe dinjitetit të tyre kombëtar”, tha ambasadori kinez në KS, Sun Lei.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Khaled Al-Khariyy, siguroi se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres është “gati të mbështesë të gjitha përpjekjet diplomatike, nëse kërkohet nga secila palë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›