E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuse kthen çështjen e Veliajt në Gjykatën e Lartë

TIRANË, 1 korrik ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në të cilin kthen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë çështen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë dhe nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi. Po ashtu sipas vendimit, Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë çështjen e masës së sigurisë, duke garantuar standardet kushtetuese të kërkuara.

Kryebashkiaku i Tiranës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Veliaj është vënë nën hetim nga SPAK dhe që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

vend.5726

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›