E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit Tiranë dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Bechetti

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Gjykata e Apelit të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë dënoi sot me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm.

Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.

Në shkurt të vitit 2022, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dënoi Bechetin me 17 vite burg për 4 vepra penale, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijimi i skemave mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim.

Sakaq Mouro de Renzis u dënua me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e shkallës së Parë Tiranë.

Apeli la në fuqi vendimin për Eriona Troplinit me 8 vjet burg dhe Liliana Condimitti me 8 vjet burg.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›