E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë kyçe në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.

“Çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ministrja Koçiu.

Ajo siguroi se qytetarët do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale.

“Ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm”, nënvizoi ministrja.

Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe strukturave të hetimit të korrupsionit. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›