E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranë, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të rekursit të paraqitur nga mbrojtja e Veliajt, e cila kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka konfirmuar qëndrimin e mëparshëm të gjykatave më të ulëta, duke lënë në fuqi vijimin e qëndrimit në paraburgim të kryebashkiakut të Tiranës.

Erion Veliaj ndodhet nën hetim në kuadër të procedurave të zhvilluara nga organet e drejtësisë, ndërsa pritet që hetimet ndaj tij të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›