E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e larte arrestme burg per Kumbaron

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane zbardhur te plote vendimin e arrestit me burg qe i hap rruge ekstradimit te ish-oficerit te SHIK-ut Ilir Kumbaro i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995.

Vendimi i marre nga dy shkallet e tjera te gjyqesorit te cilet linin ne burg Kumbaron eshte argumentuar si i drejte nga kjo gjykate. Vendimin e saj kjo gjykata cmon si te drejte edhe per faktin se i pandehuri Kumbaro vijon ti fshihet drejtesise me qellim shmangien nga hetimi dhe gjykimi duke nderruar identitet dhe duke perdorur dokumente te nje shtetasi kosovar.

Gjate shqyrtimit te kesaj ceshtje Gjykata e Larte ka lene ne fuqi vendimin e Apelit te Krimeve te Renda te 5 janarit te 2010 duke i hapur keshtu rruge ekstradimit te tij drejt Shqiperise.

I shpallur ne kerkim nepermjet nje urdher-arrestit te leshuar me 1 dhjetor nga policia e kryeqytetit Ilir Kumbaro nuk eshte bere me i gjalle qe diten kur nuk u paraqit ne seancen e rradhes ne Gjykaten Uestminster per esktradimin ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›