E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i quan të paligjshme përjashtimet e deputetëve të PD, Bardhi: Këtu nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Ramës

Pak orë para protestës së Opozitës para kryeministrisë, Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se, gjykata i ka cilësuar të paligjshme përjashtimet e deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Sipas Bardhit, ky është një sinjal alarmi se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Edi Ramës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Përjashtime arbitrare!

Vendime të paligjshme!

Heqje e padrejtë e fjalës në Parlament!

Maxhoranca është kapur sërish në flagrancë nga drejtësia duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës!

Vendimi i Gjykatës për paligjshmërinë e përjashtimit të kolegëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka është një sinjal alarmi se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Edi Ramës.

Në Parlament, ne do të vazhdojmë të rezistojmë ndaj një pushteti që e ka zëvendësuar ligjin me vullnetin e keq të Kryeministrit, por, sot, deputetët dhe qytetarët kanë një mision të përbashkët:
të protestojmë për të fituar të drejtën për t’u qeverisur nga një ekip me integritet, që jep llogari dhe nuk vjedh qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›