E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata jep vendimi për Dervish Hasin, mjekun me 3 gra që abuzoi me të miturën dhe e bëri gruan e katërt

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi, i cili fillimisht ishte marrë i pandehur për veprën penale të pornografisë, por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, akuza u rikualifikua në “dhunë në familje”.

Kujtojmë se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit u shprehën të shokuar kur ngjarja u bë publike, duke thënë në atë kohë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur ishte e pakonceptueshme për ta.

Hasi ka 7 fëmijë me 3 nga gratë, ndërsa 16-vjeçaren e mitur e mbante prej 2 vitesh në banesë deri sa u denoncua nga prindërit e saj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›