E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 9 korrik pranimin e kërkesë së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryetarit të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe ndaj ish-anëtareve të këtij komisioni, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. Vendimi u mor nga gjyqtari Paulin Çera, pasi prokurori Elvin Gokaj paraqiti dhe një akt ekspertimi të kërkuar nga gjykata në seancën parardhëse paraprake. Sipas aktit të ekspertimit, ka rezultuar se procedura e tenderimit për të cilën pesë anëtarët e KPP u morën nën hetim, ishte e rregullt, si dhe investimet ishin realizuar.

Një vit më parë, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të Myzyrit, si dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në policinë gjyqësore, pasi u mor i pandehur për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. SPAK bëri me dije atëherë se Myzyri dhe zyrtarët e tjerë të KPP kishin favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, të cilët kishin depozituar dokumente të falsifikuara.

Objekti i këtij hetimi ishte procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

Megjithatë, disa muaj më parë, SPAK u tërhoq nga akuza, duke kërkuar pushimin, por gjykata kërkoi veprime hetimore shtesë, që pasi u realizuan u gjetën të mjaftueshme për pushimin e çështjes.

Jonaid Myzyri e mori detyrën në vitin 2020 dhe u pezullua një vit më parë. Komisioni i Prokurimeve Publike përbëhet nga 5 anëtare, nga të cilët një kryetar dhe një tjetër nënkryetar. Kryetari dhe anëtarët e KPP emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Afro një muaj më parë, Myzyri u emërua në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, që ka si funksion ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›