Gjyqi famëkeq kundër klerit katolik në Shkodër

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Më 25 prill të vitit 1968 autoritetet e regjimit komunist vunë para gjyqit klerikët e Shkodrës.
I ashtuquajturi gjyq popullor u bë kundër një grupi klerikësh katolikë dhe procesi u zhvillua në Kishën e Motrave Stigmatine. Gjykata e Qarkut të Shkodrës e përbërë nga Nuri Resmja (kryetar), Marije Zef Gjoni (ndihmësgjyqtare) dhe Gjergj Mark Doda (ndihmësgjyqtar) vendosën që Dom Mark Dushi dhe Dom Zef Bici të dënoheshin me vdekje me pushkatim, ndërsa Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi të dënoheshin me 25 vjet heqje lirie.
Ligji famëkeq përligjej nga fushata e përndjekjes kundër klerit e ndërmarrë nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, e cila në vitin 1976 miratoi një kushtetutë e cila ndalonte pjesëmarrjen në ceremonitë fetare dhe dënonte zotërimin e librave të karakterit fetar.
Sulmi ndaj figurës së klerit ishte sistemik, në media e kinematografi. Si pasojë objektet e kultit u shembën, librat u dogjën në sheshe, priftërinjtë e imamët u burgosën dhe u ekzekutuan. /j.p/
1 nga 4