E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut, babai i këngëtarit Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Bashkim Rajku ka qenë i shoqëruar nga vajza teksa ka mbërritur në ambientet e GJKKO ku pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut.

Më datë 6 maj u mbajt seanca e parë, ku ishte i pranishëm dhe vetë Noizy, por u shty për shkak të mungesës së avokatëve.

Noizy dhe familjarët e tij janë pjesë e listës me rreth 60 dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet për drejtimin e një grupi kriminal të strukturuar, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me eksploziv dhe grabitje me armë, një prej tyre edhe eksplozivi në lokalin në pronësi të Noizyt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›