E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranët sot protestë në Maqedoninë e Veriut

Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë sot te ‘Sheshi Skënderbeu’ në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Protesta do të do të nis në orën 13:00.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se kanë marrë edhe lejen nga shteti maqedonas për organizimin e protestës, derisa ka kërkuar që në ditën e protestës të mos jenë të pranishëm kufitarë serbë.

Thirrja e protestës nxiti debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, nuk i ka dhënë mbështetje protestës, por edhe ka thënë se të njëjtën gjë pret ta bëjë edhe partneri shqiptar në qeveri, koalicioni VLEN. Organizimin e saj Mickoski e cilësoi si “lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit”.

Më vonë Mickoski deklaroi se ka formuar një “shtab krize” që protesta, sipas tij, të kalojë në qetësi e pa incidente. OVL-UÇK deklaratën e tij e vlerësoi si përpjekje për tension të panevojshëm.

Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është e pesta . Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasbourg.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërkaq vendimi për ta pritet të shpallet deri në mesin e korrikut.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm, ndërkaq mbrojtja e tyre ka akuzuar edhe disa gjyqtarë për anim në proces.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›