Kosova fillon të pranojë të dëbuar nga SHBA-të nga palë të treta

Kosova ka filluar të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nuk janë me origjinë kosovare.
Lajmi u konfirmua të enjten mbrëma nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili deklaroi se vendi ka pranuar një kërkesë nga administrata e Presidentit Donald Trump për të strehuar fillimisht 50 persona të dëbuar.
“Ne po pranojmë ata që SHBA-të nuk i donin në territorin e tyre”, tha Kurti në një intervistë për televizionin Kanal10, duke shtuar se deri më tani kanë mbërritur vetëm një ose dy emigrantë, pa dhënë detaje mbi vendet e origjinës së tyre.” –raporton Reuters.
Ai nuk dha detaje se nga cilat vende ishin ata dhe tha se vetëm një ose dy emigrantë kanë mbërritur deri më tani.
/rtsh.al/