Gjyqi në Hagë, Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar me 13 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, pasi e shpallën fajtor për një pjesë të akuzave për krime lufte.
Trupi gjykues vlerësoi se Prokuroria e Specializuar kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për krimet për të cilat u gjet fajtor.
Në të njëjtën kohë, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Rexhep Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
/rtsh.al/