E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

Sot në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në çiftin Empoli-Bolonja.

Toskanët surprizuan në çerekfinale duke eliminuar Juven dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër mrekulli ndaj Bolonjës.

Ndonëse fokusi kryesor i skuadrës së Ardian Ismailit është mbijetesa në kampionat.

Nga ana tjetër Bolonja është duke kaluar një moment të shkëlqyer pasi në sajë të rezultateve pozitive radhazi ndodhet në vendin e 4 në kampionat.

Në letër janë ata favoritë për të shkuar në finalen e  Kupës së Italisë. Dueli i sotëm luhet në orën 21 dhe transmetohet në Tring.

Gjysmëfinalja e dytë ajo me pritshmërinë më të lartë është derbi i Milanos mes Milan dhe Inter që luhet të mërkurën në mbrëmje./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›