E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg heroinë, 2 arrestime (EMRAT)

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke finalizuar fazën e tretë të operacionit të koduar “Zonat”.

Gjatë këtij operacioni është goditur një rast i furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta, ku janë sekuestruar mbi 1 kilogram heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë Gezim Muhameti., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zhuljan Prençi 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Ata u ndaluan në rrugën “Prokop Mina” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune hetimore të mirëorganizuar.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar heroinë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Tiranën e Re.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›