E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditi babain, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec.

Blutë njoftojnë se i riu akuzohet për dhunë në familje, pasi ka goditur babain e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›