Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe fshehu një kallashnikov që e mbante pa leje, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave dhe ka arrestuar një 45-vjeçar.
Në kuadër të operacionit “Gold” u arrestua shtetasi F. G, 45 vjeç banues në Tiranë.
Sipas policisë, 45-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
Arma e zjarrit dhe thika u sekuestruan nga policia./vizionplus.tv