E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Ishull Shëngjin, përfundon te Trauma 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e saj në Ishull Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 njofton policia.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua shtetasja  M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›