Goditje për Brajan Grudën, 22-vjeçari detyrohet të mungojë me Gjermaninë

Brajan Gruda nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë gjatë grumbullimeve për Ligën e Kombeve, për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi 22-vjeçar pësoi një dëmtim të muskulor gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Bayer Leverkusen.
Problemi fizik e detyron Grudën të qëndrojë jashtë fushave dhe të mos i bashkohet skuadrës së Gjermanisë për angazhimet e radhës.
Mungesa e tij përbën një shqetësim për klubin dhe përfaqësuesen gjermane, ndërsa në ditët në vijim pritet të vlerësohet më saktë gjendja e tij dhe koha e rikuperimit.
Gruda, i cili është një nga lojtarët e rinj të përfshirë në planet e Gjermanisë, do ta shfrytëzojë këtë periudhë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.