E Premte, 6 Nëntor 2026

Gogu takon ministrin Gjeka në Podgoricë: Fokus te të drejtat e pakicave dhe aksesi në drejtësi - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim në Podgoricë me ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka, ku diskutuan për të drejtat dhe përfaqësimin e pakicave, ndryshimet ligjore dhe luftën kundër diskriminimit.

Gogu bëri të ditur sot se në fokus të bisedës ishte edhe garantimi i aksesit të barabartë në drejtësi.

Ai vuri në dukje lidhjen e veçantë mes dy vendeve, të cilën e forcojnë komunitetet shqiptare në Mal të Zi dhe ato malazeze në Shqipëri.

Sipas Gogut, ruajtja e gjuhës dhe identitetit të këtyre komuniteteve, si dhe pjesëmarrja e tyre në jetën publike, janë elemente që kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

/gj.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›