E Diel, 1 Nëntor 2026

Gomonia u largua nga jahti për shkak të erës, policia kufitare shpëton dy turistët gjermanë në Qeparo

Mbrëmjen e së dielës, më 24 gusht 2025, rreth orës 22:00 Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një njoftim për dy persona që kërkonin ndihmë në zonën bregdetare të Qeparoit.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të ngjarjes.

Rreth orës 22:45, rreth 100 metra larg bregut, policia konstatoi dy shtetas gjermanë mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”.

Ata ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të riktheheshin në breg.

Falë ndërhyrjes së policisë kufitare, u shpëtuan Berhard Michael (70 vjeç) dhe Ute Dorothea (63 vjeçe), të cilët u transportuan në portin e Himarës.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›