E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 19-vjeçari në Kurbin, i gjendet një automatik, municion luftarak dhe tre granata

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 19-vjeçar në kuadër të operacionit “Arka”.

Etien Zefi, mbante të fshehura në banesë 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan, njoftoi policia.

Ndaj të riut rëndon vepra penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›