E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Monitorime në Lezhë për respektimin e rregullave për hapësirat bregdetare

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) vijon monitorimet dhe kontrollet në terren përgjatë vijës bregdetare të Lezhës, me fokus ruajtjen e hapësirave publike të plazhit dhe garantimin e aksesit të lirë për pushuesit.

Kontrollet po zhvillohen në zbatim të hartës së stacioneve të plazhit, të përcaktuar mbi bazën e propozimeve të bashkisë dhe të miratuar nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMST).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “prania e vazhdueshme në terren synon parandalimin e çdo zaptimi të paligjshëm dhe respektimin e rregullave për administrimin e hapësirave bregdetare gjatë sezonit turistik 2026 sipas tipologjive dhe kontratave të menaxhimit”.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po kryen kontrolle në të gjitha zonat bregdetare me qëllim garantimin e standardeve të kërkuara për menaxhimin e plazheve dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për pushuesit.

Ruajtja e hapësirave publike, respektimi i rregullave të administrimit dhe mbrojtja e vijës bregdetare mbeten ndër prioritetet kryesore të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik në vend.

1 nga 8

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›