Gonxhja: “Protestuesja” e revolucionit rozë Eda Grimçi, drejtuese e strukturave të PD-së

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi sot lidhur me një nga pjesëmarrëset në protestat e fundit, e cila sipas tij, “mban funksione drejtuese në Partinë Demokratike”.
Gonxhja theksoi se Eda Grimçi është kryetare e Partisë Demokratike në Njësinë Administrative nr. 9 dhe është zgjedhur së fundmi edhe anëtare e Kryesisë së kësaj force politike.
“‘Protestuesja’ e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9, e sapozgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash”, u shpreh Gonxhja.
Edhe më herët mazhoranca ka deklaruar se pas protestave qëndrojnë edhe struktura të opozitës, ndërsa organizatorët i kanë cilësuar ato si protesta qytetare.
/m.m/j.p/r.e/