Lamallari: I indinjuar për flamingot e Zvërnecit dhe kryetari i partisë së molotovarëve të Mamurrasit

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari reagoi për protestën e sotme pranë Kuvendit.
Lamallari ndau disa foto ku tregohet se pjesë e protestës ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Mamurrasit.
“I indinjuar për flamingot e Zvërnecit dhe kryetari i partisë së molotovarëve të Mamurrasit”, shkruan Lamallari.
“Patjetër dhe simbolet kombëtare nuk i kursejnë ata që janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror”, thekson ministri.
Protesta e sotme para Kuvendit ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare.
Policia e Shtetit njoftoi se janë shoqëruar 18 shtetas, ndërsa 9 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore, pas protestës së zhvilluar para Kuvend e cila u shoqërua me përplasje të forta dhe akte dhune.
1 nga 4/gj.m/j.p/r.e/