E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonxhja: Shqipëria, zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Një delegacion shqiptar mori pjesë në takimin e 8-të të Shteteve Palë të Konventës së UNESCO-s 1970. Në këtë takim, ku delegacioni shqiptar përbëhej nga Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, u nda përvoja dhe angazhimi në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore. Ambasadorja pranë UNESCO, Besiana Kadare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solli në vëmendje rastin e suksesshëm të rikthimit të 20 ikonave të trafikuara, mënyrë të paligjshme, dhe të rikthyera në dhjetor 2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se “Shqipëria është një zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”. Gjatë këtij takimi, Shqipëria kontribuoi edhe në hartimin e një rezolute të re, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe parandalimin e këtij fenomeni global. 1 nga 7

/k.s/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›