E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzato: Bllokim të aksesit të krimit në ekonomi

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri thekson se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.

Në një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme, përmes mjetesh si heqja e licensave, kontrolli i pjesëmarrjes në tendera publikë dhe sanksionet bashkiake.

Sipas tij, këto masa janë thelbësore për të parandaluar infiltrimin e krimit të organizuar në bizneset e ligjshme dhe në ekonominë formale.

“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij.

1 nga 5

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›