E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i mikroalgave në Sukth hap rrugë për zhvillimin e produkteve të reja ushqimore


TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilluan një vizitë në kompaninë “Algae Biotech Albania sh.p.k.” në Sukth, një sipërmarrje e re në fushën e kultivimit dhe përpunimit të mikroalgave.

Kompania, e themeluar në vitin 2023 nga Klerton Kurti dhe sipërmarrësi Fran Palokaj, është fokusuar në një sektor të ri me potencial të lartë për bujqësinë dhe industrinë ushqimore të së ardhmes.

Aktualisht, prodhimi arrin rreth 350 tonë në vit, kryesisht gjatë sezonit të verës për shkak të temperaturave të përshtatshme.

Produktet eksportohen kryesisht drejt tregut të Holandës, si edhe në Kosovë e Shqipëri.
Projekti zhvillohet me teknologji të avancuar robotike dhe përfshin disa vaska kultivimi, ndërsa zgjerimi i kapaciteteve është në proces.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo nismë përfaqëson një model të ri të bioekonomisë dhe inovacionit në bujqësi, duke lidhur teknologjinë me prodhimin e qëndrueshëm dhe duke hapur rrugë për zhvillimin e produkteve të reja ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike.

Iniciativa vlerësohet si një shembull i potencialit të Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve të rinj me vlerë të shtuar dhe për forcimin e pranisë së produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›