E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, autori kërcënoi punonjësit me armë, si ndodhi ngjarja

Një pikë këmbimi valutor është grabitur këtë të enjte në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në brendësi të pikës dhe nën kërcënim të armës ka marrë një shumë parash e më pas është larguar me vrap.

Autori ishte veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, ndërsa shuma e parave të grabitura ende nuk bëhet e ditur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›