Grabitet xhamia në Vërdovë të Pogradecit, autori minoren

Një minoren ka vjedhur objekte kulti në xhaminë e fshatit Vërdovë.
Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, se minoreni pasi ka vjedhur objekte brenda xhamisë ka tentuar të hapë vendin ku grumbullohen leket e besimtarëve.
Ai është identifikuar prej banorëve të zonës, të cilët kanë bërë mundur kapjen e tij dhe kanë lajmëruar forcat e policisë së komisariatit të Pogradecit.
Rastet e grabitjeve nga ana e minoreneve në objektet e kultit janë të përsëritura në juglindje të vendit.
Disa vite më parë, një grup minorenesh kanë vjedhur edhe Katedralen “Ringjllja e Krishtit” si dhe objekte të tjera të besimit ortodoks./vizionplus.tv