E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabitja e bankës në Tiranë/ Arrestohet roja, nuk neutralizoi autorin

Policia e Tiranës ka arrestuar rojen e bankës së nivelit të dytë që u grabit ditën e martë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, nga një person ende i paidentifikuar.

Roja akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.

Autori ka qenë i maskuar dhe i veshur me të zeza dhe mbante një çantë.

Dyshohet se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.

10-15 mijë paund dyshohet se ka marrë grabitësi nga një klient në OTP Bank nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë. Qytetari ka qenë duke depozituar shumën e parave në bankë kur ka ndodhur ngjarja dhe ende se kishte dorëzuar shumën e parave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›