E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e bankës në Tiranë/ Arrestohet roja, nuk neutralizoi grabitësin

Policia e Tiranës arrestoi rojën e OTP bank që u grabit ditën e djeshme. Ai akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.

Burime bëjnë me dije se autori ka arritur që t’i grabisë 10 mijë pound një qytetareje e cila ishte brenda bankës dhe po depozitonte paratë. Ndërkohë ka arritur që të grabisë dhe paratë nga arka e vetë bankës.

Ende nuk dihet shuma totale që është grabitur, ndërsa ai ndodhet në arrati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›