E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e një pike karburanti në Krujë, arrestohet autori! Gjatë kapjes tentoi t’i ikte me vrap policisë (EMRI + VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra, i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë. Po ashtu, i riu rezulton se më 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe me armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K., në fshatin Radë, me qëllim vjedhjen.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, 21-vjeçari ka tentuar t’u largohet forcave të policisë, por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë, që posedoheshin nga i riu.
974f6134-af14-4d06-aef5-4d66c4524ee6

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›