E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik për pushuesit në Llaman, policia ndal gomonen që lëvizte pa drejtues

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Himarë ka shmangur një ngjarje me pasoja të rënda në det, pasi një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa asnjë person në bord.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kepit të Rigonit, përballë plazhit të Llamanit, ku shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes së gomones. Ai kishte arritur të dilte në breg në gjirin e Llamanit, duke pësuar dëmtime në këmbë. Pas transportimit në spital, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gomonia paraqiste rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe për pushuesit në zonë. Një punonjës i Njësisë Policore Detare u hodh në bordin e saj dhe arriti ta ndalonte, duke shmangur një incident të mundshëm.

Pas neutralizimit të situatës, mjeti lundrues u transportua në Pikën e Kontrollit Kufitar në Himarë për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›