Grabitje në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, autori i maskuar, i merr rreth 15 mijë paund një klienti që po i depozitonte

Një grabitje është regjistruar këtë të martë (2 qershor), në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:26, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe dyshohet se ka marrë një shumë prej 10-15 mijë paund nga një klient që ishte duke depozituar paratë.
Autori dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik. Menjëherë pas ngjarjes, janë ngritur pika kontrolli dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet policore për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit, ndërsa autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dobishëm.
/rtsh.al/