Green Half Marathon 2026 në Berat më 5 prill, mbi 700 vrapues nga 40 vende

Green Half Marathon do të zhvillohet më 5 prill në qytetin e Beratit, ku do të marrin pjesë mbi 700 vrapuesve nga më shumë se 40 vende të botës. Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, i bën ftesë qytetarëve që t’i bashkohen këtij eventi, duke e cilësuar maratonën si një ngjarje që sjell energji dhe emocion.
Gara do të zhvillohet në dy distanca, 10 km dhe 21 km, ku sportistë profesionistë dhe amatorë do të testojnë veten në rrugët historike të qytetit.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për t’iu bashkuar Green Half Marathon Berat 2026 më 5 prill në Berat, ku mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km duke sjellë energji dhe emocion, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/