E Diel, 1 Nëntor 2026

Grimci: Edi Rama nuk do ta mbyllë mandatin

Kryetarja e PD, Dega 1 në Tiranë, Eda Grimci, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte, deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk do ta mbyllin mandatin qeverisës.

Sipas saj, skandalet e shumta që kanë përfshirë qeverinë do të sjellin rënien e saj.

Pjesë nga biseda:

Grimci: Erdhi me “burg, burg, burg”, po ikën me burg?

Borakaj: Nga po ikën?

Grimci: Jeta është e pasigurt. Përveç vjedhjes së buxhetit të shtetit, AKSHI do ta marrë me vete.

Borakaj: Si do të ikë, me protesta apo me zgjedhje?

Grimci: Edi Rama nuk e mbyll mandatin, do të ikë nga skandalet. Nuk kemi parë as 1% të asaj që ka dalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›