E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grup kriminal dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasje, ekstradohet nga Spanja 50-vjeçari

Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë Ismail Zeneli, i akuzuar si një prej anëtarëve të grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit në trafikun e drogës.

Pjesë e kësaj organitaze rezulton të ketë qenë edhe Erzen Breçani.

Ismail Zeneli akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore europiane, veçanërisht në Spanjë.

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e vëllezërve Albert Nela dhe Edmond Nela,  të cilët jetonin në Britani, me qëllim vrasjen e tyre.

Zeneli u arrestua në Spanjë në 2 dhjetor të vitit 2023 dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë në Shqipëri./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›