“Grupe të veçanta bashkëpunonin me njëri-tjerin”, Prokurori Shehu: Dy nga “kokat” me origjinë nga Vlora! Si kryhej transporti i lëndëve narkotike

Prokurori i Posaçëm, Alfred Shehu gjatë konferencës së përbashkët me autoritetet finlandeze ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Prokurori Shehu tha se karakteristikë e grupeve të goditura ka qenë bashkëpunimi mes tyre. Pra grupe të veçanta bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të trafikuar sasi të mëdha droge. Ai sqaroi se çdo grup kishte “detyra” të veçanta. Dy nga krerët e grupeve janë me origjinë nga Vlora.
Prokurori Shehu: Karakteristikë e këtyre grupeve ka qenë bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Dy nga grupet organizonin trafikimin nag Shqipëria për ta dërguar nga Spanja apo Holanda në Finlandë dhe aty kishin rrjetin e tyre të shpërndarjes. Një grup tjetër kriminal i drejtuar po nga shtetas shqiptarë vepronte vetëm në Finlandë në lidhje me sigurimin e lëndëve narkotike atje, blerjen dhe shitjen në Finaldnë. Ndërsa një grup tjetër, i drejtuar po nga shqiptarë kishte për qëllim organizimin e trafikut të marijuanës nga Spanja drejt Holandës nëpërmejt shërbimit postar. Një pjesë e krerëve të grupeve kanë qenë më parë të ndjekur në Finlandë dhe nuk kanë qenë të evindentuar në Shqipëri. Pas kthimit të tyre në Shqipëri ata kanë drejtuar aktivitetin nga Shqipëria ose shtete të tjera të BE-së. Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Për bazë konkrete nuk mund të flasim. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit./vizionplus.tv