E Hënë, 2 Nëntor 2026

Guma takim me gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kandidati i mbështetur nga opozita për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma, në ditën që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka zhvilluar një takim me disa gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë.

Guma dëgjoi historitë e tyre, vështirësitë që hasin dhe bëri disa zotime për t’i kthyer dinjitetin punës së ndershme dhe respektin që meritojnë gratë që mbajnë familjet dhe ekonominë në këmbë.

Guma gjithashtu zhvilloi takime me qytetarë të Tepelenës.

Ai u shpreh se çdo takim në rrugë nuk është thjesht një përshëndetje, është një moment për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të ndarë shpresën për një Tepelenë më të mirë.

“Çdo fytyrë që takoj, çdo dorë që shtrëngoj më kujton pse kam nisur këtë rrugë, për njerëzit e zakonshëm që duan një jetë më të ndershme, më të qetë dhe më të sigurt”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë besoj se ndryshimi fillon pikërisht këtu në rrugë, mes njerëzve, me fjalën dhe besimin që na bashkon”, theksoi Guma.

1 nga 8

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›