E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sako takim me banorë në Dragot të Tepelenës

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie i Tepelenës, Gramoz Sako zhvilloi një takim me banorë të Dragotit.

Në këtë takim u shkëmbyen plot ide me banorët dhe bizneset e zonës.

“Folëm për planin tonë “Tepelena 2030”, që nis nga lagjet e fshatrat tona me më shumë hapësira, mjedise të pastra dhe shërbime komunitare më afër njerëzve”, theksoi Sako, në një postim në rrjetet sociale.

Sako u shpreh se synohet krijimi i një Tepelene ku çerdhet, kopshtet, shkollat dhe shërbimet sociale të jenë pranë banorëve, ku bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse kanë mbështetjen që meritojnë, dhe ku të rinjtë gjejnë më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

/gj.m//r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›