Guus: Nuk kishte magji në skuadrën ruse, ne luajtëm me zemër
Guus Hiddink, i cilësuar si ‘magjik’ nga media Ruse, tha sot se nuk kishte asnjë magji në ndeshjet ndërkombëtare të evropianit.
“Nuk ka asnjë recetë, as sekret, as magji” – tha ai para gazetarëve gjatë një vizite në Korenë e Jugut. Skuadra që ai mori që në vitin 2002 kaloi çdo parashikim.
“Ajo që ne bëmë ishte të luanim si skuadër, si lojtarë të luanim fort dhe të bashkuar” – tha 62-vjeçari për skuadrën Ruse të futbollit, të cilin ai e udhëhoqi deri në gjysëm finalet 2008.
Skuadra ruse kishte më shumë se 20 vjet që nuk kishte kaluar gjithë këto faza në një eveniment të rëndësishëm.
“Asnjë nuk mund të garantojë fitoren me 100%, por ajo që ne garantuam para publikut është se ne do të luajmë me stil” – tha ai për performancën e skuadrës.
“Duhet të jesh shumë realist” – tha ai. “Një skuadër nuk mund të jetë gjithmonë e para, e para, e para. Por kur lojtarët luajnë me zemër, nuk ka problem”.