E Hënë, 2 Nëntor 2026

HAPËSIRË – Kina lëshon anijen kozmike pas aksidentit me mbeturinat në orbitë

PARIS, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Kina lëshoi ​​një anije kozmike përpara afatit dhe pa ekuipazh, për shkak të dëmtimit të një anijeje tjetër që besohet se është shkaktuar nga mbeturinat orbitale.

Raketa mbartëse ‘’Long March-2F’’ u ngrit nga porti hapësinor Jiuquan në shkretëtirën Gobi në Kinën veriperëndimore me anijen kozmike pa pilot ”Shenzhou 22”, sipas autoritetit të fluturimeve hapësinore.

Anija kozmike, që mbante ushqim dhe pjesë këmbimi, është planifikuar të ankorohet me stacionin hapësinor kinez ”Tiangong” aktualisht me një ekuipazh prej tre anëtarësh i misionit ”Shenzhou 21”, i përbërë nga Zhang Lu, Wu Fei dhe Zhang Hongzhang.

Ekuipazhi i ”Shenzhou 21” duhej t’ua linte anijen e tyre paraardhësve të tyre kur mbërritën në postin hapësinor në fund të tetorit në mënyrë që të mund të ktheheshin në Tokë, pasi u zbulua një çarje në dritaren e anijes Shenzhou 20.

Ekspertët kinezë të hapësirës besojnë se dëmi u shkaktua nga një përplasje me copa të vogla mbeturinash hapësinore. Ky është incidenti i parë i këtij lloji në historinë e ”Tiangong”.

Lëshimi i ”Shenzhou 22”, fillimisht i planifikuar për prill 2026, u përshpejtua për t’i siguruar ekuipazhit të ”Shenzhou 21” një anije kozmike të sigurt për kthimin e tyre në Tokë.

Ekuipazhi do të qëndrojë në hapësirë ​​për gjashtë muaj./   /os/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›