E Hënë, 2 Nëntor 2026

HAPËSIRË – Koreja e Jugut lëshon satelit nga SHBA-ja për vëzhgimin e Tokës

KALIFORNI, 21 maj /ATSH-AA/ – Koreja e Jugut planifikon që në muajin korrik të lëshojë një satelit për vëzhgimin e Tokës nga SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, agjencia hapësinore e vendit njoftoi se sateliti i gjeneratës së ardhshme me madhësi të mesme nr. 4 është planifikuar të lëshohet me raketën “Falcon 9” të kompanisë SpaceX nga baza hapësinore ushtarake “Vandenberg” në Kaliforni.

Sateliti do të përdoret për monitorimin e bujqësisë dhe vëzhgimin e burimeve pyjore. Ai do të transportohet drejt vendit të lëshimit duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ky satelit është i katërti i këtij lloji i zhvilluar në kuadër të një iniciative të udhëhequr nga Koreja e Jugut për standardizimin e një platforme të gjithanshme për vëzhgimin e Tokës me peshë 500 kilogramë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›