E Hënë, 2 Nëntor 2026

HOLANDË – Garë e ngushtë mes liberalëve të D66-s dhe Wilders

AMSTERDAM, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Me pothuajse të gjitha votat e numëruara (97,7%) në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Holandë, partia liberale progresive D66, e udhëhequr nga Rob Jetten, është në garë të ngushtë me partinë e krahut të djathtë, nacionaliste dhe antiislamike të Gert Wilders, PVV.

Të dyja partive u atribuohen nga 26 vende dhe, natën vonë, diferenca midis tyre ishte vetëm 2 300 vota në favor të D66-s.

Në parashikimet e mbrëmjes, D66-s iu dha një epërsi me 27 vende kundrejt 25 vendeve të PVV, por PVV e ngushtoi hendekun brenda natës./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›